
PEKIN– Banka Qendrore kineze njoftoi sot se ka injektuar 550 miliardë juan (70,6 miliardë euro) për të mbështetur ekonominë.
Kjo përqindje, që detyron bankat të ruajnë likuiditetet pranë Bankës Qendrore, do të ulet në një proporcion nga një gjysmë pike në një pikë nga përqindja e llogaritur sot”, theksoi në një komunikatë kjo bankë.
Kina po përballet me një ngadalësim të fortë ekonomik për shkak të epidemisë së COVID-19.
Duke reduktuar fondet që janë të detyruar t’i ruajnë më vete, Banka Qendrore mundëson për bankat tregtare të japin më shumë hua për bizneset për të mbështetur ekonominë reale. /ATSH