Olimpiada e Tokios do të zhvillohet, pavarësisht COVID-19

TOKIO– Përgatitjet për Olimpiadën e Tokios do të vazhdojnë të jenë në rrugën e duhur pavarësisht shpërthimit të koronavirusit, i deklaroi kryeministri japonez Shinzo Abe presidentit amerikan, Donald Trump.

”Gjatë bisedës telefonike, Abe bisedoi me Trump për përpjekjet e Japonisë drejt mbajtjes së Lojërave Olimpike, megjithëse presidenti amerikan i sugjeroi t’i shtynte ato”, tha zëdhënësi i qeverisë Yoshihide Suga në një konferencë shtypi.

”Të dy liderët ranë dakord të koordinojnë ngushtë me njëri-tjetrin për mbajtjen e eventit”, tha Suga.

Rreth 11 000 atletë pritet të marrin pjesë në lojërat, të cilat janë vendosur të fillojnë më 24 korrik, ndërsa paralimpiada do të fillojë më 25 gusht.

“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe organizatorët e Tokios nuk po mendojnë aspak anulimin ose shtyrjen e lojërave”, theksoi ministri për Olimpiadën, Seiko Hashimoto para gazetarëve. /ATSH

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu