UEFA pezullon Champions League dhe Europa League për shkak të koronavirusit

UEFA ka vendosur të pezullojë të gjitha ndeshjet e Champions League dhe Europa League për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Më herët, istitucioni më i lartë i futbollit europian kishte pezulluar dy ndeshje të Champions League, Machester City-Real Madrid dhe Juventus-Lyon.

Ndeshjet ishin programuar për tu zhvilluar më 17 mars për fazën e 1/8.

Gjithashtu ishin pezulluar dhe dy ndeshje të Europa League Sevilla vs Roma dhe Inter vs Getafe.

Ndeshjet ishin programuar për tu zhvilluar me 18 mars për fazën e 1/16.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu