Nisim kampionatin më 9 maj, klubet e Seria A me vendim unanim

Klubet e Seria A kanë mbajtur sot një mbledhje nëpërmjet një videokonference ku kanë rënë dakord që kampionati të riinisë me datën 9 maj.

Nëpërmjet Ligës së Seria A ata kanë bërë të ditur kërkesën e tyre, e cila ka qenë e prerë dhe unanime, pasi rifillimi në një datë tjetër do të cënonte garën. Kjo pasi rrezikohet të mos zhvillohen 12 javët e mbetura.

Në këtë mbledhje emergjente të ardhur si pasojë e pandemisë së koronavirusit është shqyrtuar edhe çështja e zgjatjes së kontratave të futbollistëve, ekzaktësisht të atyre që u skadon në qershor. Edhe pse akoma nuk është vendosur ka një dakordësi paraprike që ky afat për skadimin e kontratave të shtyhet deri më 15 korrik.

Ndërkohë kujtojmë se nesër do të mbahet mbledhja e UEFA-s me 55 federatat Europiane ku pritet të merren vendime shumë të rëndësishme.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu