Futbollisti 21 vjeç, viktima me moshën më të re nga Covid-19

MALAGA– Një trajner futbolli 21 vjeç i grupi të të rinjve, i cili humbi jetën nga koronavirusi, është një nga viktimat me moshën më të re në botë, shkruan prestigjozja “Mirror”.

Kur u diagnostikua me Covid-19, Francisco (Fran) Garcia, nga Malaga, u njoftua se kishte leuçemi.

Garcia nuk ishte në dijeni se kishte një formë agresive të kancerit, gjë që e bëri atë jashtëzakonisht të prekshëm nga koronavirusi.

Presidenti i klubit të futbollit “Atletico Portada Alta” shtoi se iu komunikua që Garcia ishte në gjëndje të mirë, por një orë më vonë u informua se ky i fundit humbi jetën.

Ai është viktima me moshën me të re në Spanjë dhe ndoshta në të gjithë Europën. /atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu