Jepet vendimi: Kampionati europian “EURO 2020” shtyhet për vitin tjetër

Koronavirusi po izolon të gjithë globin me raste të shumta që shtohen çdo ditë. Kështu, edhe evenimentet sportive e kulturore janë anuluar, ndërkohë që një njoftim vjen sot për sa i përket kompeticionit evropian EURO 2020, i cili është shtyrë për në vitin 2021.

Organi drejtues i futbollit evropian, UEFA ka mbajtur një video konferencë urgjente ditën e sotme (17 mars).

Federata norvegjeze njofton se kampionati do të zhvillohet nga 11 qershori derii në 11 korrik në vitin e ardhshëm.

Sipas BBC vendimi pritet të firmoset më vonë gjatë ditës së sotme.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu