Edhe Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e jashtëzakonshme nga koronavirusi

Shkup | Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli pasditen e sotme gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë me mundësi shtyrje në bazë të situatës që do të marrë lufta kundër koronavirusit.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë së atjeshme konfirmoi 4 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 35.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu