BE i kërkon Netflix-it të ndalojë së transmetuari video me rezolucion të lartë

Bashkimi Europian i ka kërkuar Netflix-it dhe platformave të tjera të ndalojnë së transmetuari video me rezolucion të lartë, kjo për të shmangur shkëputjen e internetit në të gjithë botën.

Një pjesë e mirë e vendeve të botës kanë pezulluar çdo lloj aktiviteti për shkak të koronavirusit dhe tani më shumë se kurrë njerëzit janë të gjithë me sytë nga interneti, aq sa nga mbingarkesa ekziston rreziku i një shkëputjeje, – shkruan CNN-ja.

Komisionerë europianë i kanë kërkuar Netflix-it dhe platformave të ngjashme të transmetojnë në HD vetëm atëherë kur është e nevojshme, pasi vetëm në këtë formë mund të kemi internet për të gjithë.

Pas kërkesës, Netflix tha se po punon për t’i përshtatur programet e tij me kushtet në të cilat ndodhemi, për të kosumuar sa më pak. Nga ana tjetër, kompania “Facebook” pohoi ditën e mërkurë se pandemia ka shkaktuar një mbingarkesë në rrjet, duke qenë se një pjesë e mirë e përdoruesëve janë aktivë në të njëjtën kohë.

Mark Zuckerberg e përshkroi këtë rritje si shumë herë më të lartë se në natën e ndërrimit të viteve. Video Call-et në WhatsApp dhe Messenger janë dyfishuar gjithashtu.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu