Koronavirusi/ 6 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 48. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai tha se deri në orën 16:00 janë diagnostikuar 6 pacientë të rinj ku në mesit e tyre është edhe një vajzë 4-vjeçare.

Vajza ishte infektuar në një kopsht fëmijësh në Angli. Familja është kthyer në vend në 14 mars dhe ishte në izolim. Testi erdhi dje, dy ditë pasi vajza përjetoi simptomat e saj të para.

Ndërsa 3 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Dibër, një rast është regjistruar në Shkup. Pacienti ka qenë në kontakt me persona të cilët kanë qënë të diagnostikuar me koronavirus.

Ndërsa një rast është konfirmuar edhe në Gostivar. Bëhet fjalë për një grua të kthyer nga Zvicra e cila ishte në izolim në shtëpi. Edhe ajo ka qenë në kontakte me një pacient me koronavirus në Zvicër.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu