Ballina Aktualitet Luftë e vërtetë! Shikoni si marrin frymë pacientët me koronavirus në Itali...

Luftë e vërtetë! Shikoni si marrin frymë pacientët me koronavirus në Itali (VIDEO)

Bergamo | “Daily Mail” ka publikuar sot pamje nga benda reaminacionit në Bergamo të Italisë, aty ku janë shtruar të sëmurë me koronavirus.

Mjekët italianë që luftojnë në vijën e parë të koronavirusit po përdorin “helmeta flluskë” për të trajtuar pacientët me sëmundje kritike që kanë nevojë për ndihmë në frymëmarrje.

Këto “helmeta flluskë” plastike të tejdukshme përdoren për të ndihmuar pacientët me sëmundje kritike, të marrin frymë më lehtë dhe të përmirësojnë shanset e tyre të mbijetesës.

Këta ventilatorë janë pajisje që mundësojnë frymëmarrjen tek këta persona, duke futur oksigjenin në mushkëri dhe larguar dioksidin e karbonit nga trupi.

Këto pamje do t’ju mbeten gjatë në mendje, pasi gjendja e të prekurve duket e rëndë. Ata mezi marrin frymë brenda aparaturave, ndërsa mjekët vrapojnë sa tek njëri e sa tek tjetri.

Këtu zhvillohet lufta e vërtetë dhe mjekët janë ushtarët e vijës së parë që po zhvillojnë betejën me armikun e përbashkët, koronavirusin. E pavarësisht kësaj lufte, një dritë jeshile nuk është ndezur ende për Italinë. Rezultatet pozitive të uljes së numrit të të prekurve, nuk kanë ardhur ende.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu