Zbarkon Ushtria në Tiranë, mbështetje Policisë për zbatimin e ndalim-qarkullimit

Tiranë | Vendimin e qeverisë për ndalimin e qarkullimit jashtë dy njësive kohore të përcaktuara për kryerjen e nevojave të domosdoshme, duket se jo të gjithë qytetarët po e respektojnë. Nisur nga ky fakt, sot në rrugët e Tiranës ka nisur mobilizimi i ushtrisë.

Forcat e Armatosura kanë zbritur në terren në mbështetje të Policisë së Shtetit. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se duke nisur nga sot, ushtria do të monitorojnë bashkë me policinë lagjet e kryeqytetit.

Ndërkohë, ministria bën me dije se për çdo qytetar që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura e tashmë të bëra publike, do të veprohet përmes masave administrative përkatëse të publikuara ditët e fundit.

Kujtojmë se dje u gjobitën 165 qytetarë, të cilët nuk respektuan njësitë kohore të lejes së lëvizjes.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu