“Netflix” ul cilësinë e transmetimit, rrezikohej bllokimi i internetit

Platforma “Netflix” do të zvogëlojë cilësinë e videove në shërbimet e tij në Evropë, për të reduktuar ngarkesën mbi ofruesit e internetit. Ky vendim do të vlejë 30 ditë.

Ngarkesa në internet është rritur, pasi miliona njerëz në Evropë janë të vetizoluar në shtëpi, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Zvogëlimi i cilësisë së figurës do ta ulë konsumin e të dhënave nga Netflix me 25%, deklaroi kjo kompani.

Ajo, megjithatë, i siguroi shikuesit se do të kenë pamje të cilësisë së mirë.

Ky vendim i platformës “Netflix” vjen pasi Bashkimi Evropian i kërkoi atij që të reduktojë cilësinë e transmetimeve, pasi i gjithë interneti rrezikonte të bllokohej nga mbingarkesa e përdoruesve.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu