Qeveria me disa plane për koronavirusin, Ahmetaj: Lus Zotin që të mos shkojmë në planin D

Tiranë | Ministri Arben Ahmetaj, i ngarkuar me detyrën e administrimit të situatës së koronavirusit është shprehur në një lidhje live për ”News24” se është i sigurt se Shqipëria do e fitojë këtë luftë.

Ahmetaj shprehet se qeveria është e përgatitur të administrojë situatën por me planin A do ja hidhte me pak dhimbje, kurse ministri lut Zotin që çështja mos shkojë në planin D.

Ndërkohë sa i përket pyetjes se përse pagesën e energjisë elektrike nuk e ndërpret qeveria, Ahmetaj shpjegoi se qytetarët duhet ta paguajnë atë, pasi OSHEE do të mbesë pa para dhe në këtë situatë do të paguante për të blerë energji elektrike dhe më pas ose do të merrte nga buxheti i shtetit ose do të merrte kredi në bankë që do e paguante shteti.

”Ajo familje që është e shtresës në nevojë do të ndihmohet qoftë në aspektin humanitar qoftë në aspektin financiar tek bazikja. T’ja u them ç’farë ndodh. Nëse nuk paguajmë energjinë elektrike që në prill OSHEE nuk do të kishte para të blinte energji për të furnizuar. Por tani për shkak të maturisë kemi garantuar edhe importin e energjisë, edhe energji në vazhdimësi jo si në vitin 2011, 2007 apo 2003.

Po nuk paguam dritat, atëhere OSHEE të vijë në buxhet. Po s’pagoi buxheti OSHEE do të shkojë te banka që prap do e garantojë buxheti.

Prandaj edhe paketa i referohet familjeve në nevojë, qytetarëve, familjeve me ndihmë ekonomike, të papunëve, biznesit të vogël, atyre të vetëpunësuar, kamatvonesat.

Po arritëm ta mbajmë, ta frenojmë armikun tek plani A, e kemi fituar me shumë pak dhimbje. Por nga jetëgjatësia e agresionit dhe përshkallëzimi i rënies ekonomike, pra ëdo gjë është e paparashikueshme. Pra qeveria është e përgatitur. I lutem zotit dhe shqiptarëe që kurrë mos shkojmë tek ai plan. Luftën do ta fitojmë”, – tha Ahmetaj.

Ndërkohë mbrëmë në një intervistë në “Opinion”, kryeministri Edi Rama ka treguar detaje në lidhje me planin financiar që do të zbatojë qeveria në këtë kohë. Në këtë plan përfshihen padyshim edhe bizneset, që sipas Ramës, shteti do u dalë garant deri në 100 milion lekë kredi, për një periudhë 3 mujore.

Ai pohoi mes të tjerash se kjo skemë ka gjetur edhe mbështetjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejkos. Teksa u pyet nga moderatori Fevziu, se nëse subjektet marrin kredinë dhe më pas nuk e shlyejnë atë apo falimentojnë, Rama u shpreh se më pas hyn në fuqi plani B, por pa e sqaruar këtë të fundit se çfarë parashikon.

Po ashtu kreu i qeverisë tha se të gjithë qytetarët që qëndrojnë në shtëpi dhe se për shkak të koronavirsit nuk mund të punojnë, do të marrin rrogën e tyre. Madje edhe ata që punojnë në të zezë, vetëm se me një “kosto”, të denoncojnë pronarin e tyre.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu