Tjetër zjarr në Bulqizë; Shpëtohet në kohë djegia e kurorës së qytetit

Bulqizë – Një tjetër zjarr ka përfshirë kurorën e qytetit të Bulqizës, i cili fatmirësisht u arrit të shuhet në kohë.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtyp e Bashkisë Bulqizë, sipas të cilës ai ka rënë rreth orës 17:30 në zonën pyjore Liqenet e Bulqizës, pak mbi lagjen Duriçe të qytetit, për arsye ende të panjohura.  Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është me pishë të zezë.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit, policia bashkiake dhe shumë banorë të cilët arritën ta marrin atë nën kontroll në një kohë të shkurtër dhe ta shuajnë plotësisht, duke shpëtuar kështu kurorën e qytetit.

Kujtojmë se një ditë më parë një tjetër vatër zjarri pati përfshirë një sipërfaqe pyjore pranë fshatit Bllacë të Bulqizës, dhe më konretisht poshtë digës së liqenit të Bllacës, në “Ekonominë Pyjore Shupenzë”. Menjëherë pas konstatimit të këtyre flakëve, bashkë me kryeplakun e fshatit Kovashicë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar 17 punonjës të zjarrfikëses dhe pyjores, të cilët arritën të izolonin në kohë rekord përhapjen e mëtejshme të flakëve.

bulqiza.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu