Alla vijon me ndihmat në Fushë-Bulqizë; Duke qenë pranë njerëzve, ne ndihmojmë veten! (VIDEO)

Bulqizë – Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla ka vijuar me kontributin e tij personal duke ndihmuar edhe dhjetëra familje të tjera në Njësinë Administrative të Fushë Bulqizës.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Alla shprehet se do ta vijojë me ndihmat e tij për familjet në nevojë në të gjitha njësitë administrative të bashkisë që drejton. Përmes një mesazhi të drejtuar të gjithë biznesmenëve dhe kujtdo që ka mundësi, Alla shprehet se “një ndihmë sado e vogël për ta, është një kontribut i madh për paqen me veten, familjen e gjithë shoqërinë!”.

Kryebashkiaku Alla u bën thirrje atyre që kan mundësi t’i bashkohen kësaj nisme për të mos lejuar asnjë familje të varfër brenda territorit të Bashkisë Bulqizë. “Na u bashkoni në këtë nismë dhe të gjithë së bashku të mos lejojmë asnjë familje të varfër në Bashkinë Bulqizë!

Unë do të vijoj në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë tonë, por të gjithë bashkë mund të bëjmë shumë më shumë!”, thekson ai në mesazhin e tij.

Vlen të theksohet se brenda kësaj jave janë me dhjetëra familje që iu janë dhuruar ndihma ushqimore me kontributin personal të Kryebashkiakut Alla. Nisma e tij për të ndihmuar familjet në nevojë nisi në Shupenzë, vijoi në Gjoricë dhe së fundmi ishte në Fushë Bulqizë. Siç duket edhe në mesazhin e tij, Alla do të vijojë të ndihmojë edhe shumë familje të tjera në të gjitha njësitë administrative.

Më poshtë është postimi i z.Alla në faqen e tij në facebook:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu