Ja si duket Bulqiza pas masave për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve (VIDEO)

Bulqizë – Masat e marra nga qeveria për moslejimin e lëvizjes së qytetarëve jashtë banesave të tyre pas orës 13:00 të kësaj të shtune duket se janë marrë seriozisht edhe nga banorët e bashkisë Bulqizë.

Teksa gjatë orëve të paradites ka pasur disi më shumë lëvizje, ku qytetarët iu drejtuan dyqaneve dhe marketeve për të blerë ushqimet e nevojshme për fundjavën, pas orës 13:00 nëpër rrugët e qytetit nuk kishte pothuajse asnjë lëvizje.

Pamjet e sjella nga Bulqiza.info tregojnë disa rrugë të qytetit, ku kudo mbizotëron heshtja dhe qetësia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu