Alla uron Sulltan Nevruzin; Vlerëson Imam Aliun përmes thënies së Profetit Muhamed

BulqizëMe rastin e festës së Sulltan Nevruzit, Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj.

Përmes një urimi në faqen e tij në facebook, Alla i është referuar një thënieje të Profetit Muhamed rreth Imam Aliut, i cili thotë se “Unë jam qyteti i diturisë dhe Aliu është porta e tij.”

“Ky është vlerësimi që edhe vetë Profeti Muhamed ka bërë për Imam Aliun, të parin e 12 imamëve të njohur në historinë islame. Në këtë festë të veçantë të Sulltan Nevruzit, e cila simbolizon ditën e re, ringjalljen, shpresën, ripërtëritjen dhe paqen, përzemërsisht uroj të gjithë besimtarët bektashi kudo që janë! Sa më shumë paqe, qetësi, dashuri, shëndet e mbarësi në familjet tuaja!”, shkruan në mesazhin e tij kryebashkiaku Alla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu