Bulqiza në ditën e Sulltan Nevruzit dhe nën karantinën e COVID-19; Ja pamjet që vijnë nga qyteti (VIDEO)

Bulqizë – Ndryshe nga gjallëria që e ka karakterizuar çdo vit festën e Sulltan Nevruzit në qytetin e Bulqizës, ky 22 mars e ka gjetur qytetin të heshtur dhe pa asnjë lëvizje qytetarësh. Qytetarët e Bulqizës kanë respektuar masat e marra nga qeveria për të mos lëvizur jashtë mjediseve të banesave dhe kanë preferuar të festojnë brenda shtëpive me familjet e tyre.

Pamjet e sjella nga Bulqiza.info janë filmuar në paraditen e këtij 22 marsi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu