Punonjësit e bashkisë derë më derë tek pensionistët; Alla publikon videon (VIDEO)

Bulqizë – Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka postuar një video ku anëtarë të grupeve të patronazhit kanë vizituar pensionistët e kësaj bashkie.

Në video vihen re punonjës të bashkisë, të cilët vizitojnë pensionistët nëpër banesat e tyre, duke iu shprehu gatishmërinë për t’i ndihmuar në çdo nevojë që do të kenë gjatë periudhës së izolimit, nga masat e ndërmarra kundër COVID-19.

Gjatë gjithë javës që lamë pas, Alla ka qenë i angazhuar me një sërë ndihmash ushqimore në disa njësi administrative të Bashkisë Bulqizë. Ai ka premtuar se ndihmat do të vazhdojnë në çdo zonë të territorit të bashkisë që drejton.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu