Gjobë kush përhap lajme të rreme për koronavirusin në Maqedoninë e Veriut

Shkup | Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur se do të gjobiten të gjithë ata perona që përmes rrjeteve sociale shpërndajnë lajme të rrejshme, përkatësisht lajme të paverifikuara ose gjysmë të vërteta që ndërlidhen me koronavirusin.

Dënime parashihen edhe për mediat që do t’i plasojnë këto informacione pa i verifikuar.

Përderisa, Këshilli i Etikës në Mediat e Maqedonisë së Veriut dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë u kanë bërë thirrje mediave të sillen në mënyrë profesionale dhe etike dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e gënjeshtrave dhe krijimin e panikut në opinion.

Shumë lajme të paverifikuara kanë të bëjnë me personat e ardhur nga jashtë shtetit të cilët nuk i respektojnë rekomandimet për vetëizolim. Lajme të paverifikuara janë shfaqur në rrjetet sociale dhe për mënyrën e kurimit dhe medikamenteve që përdoren ndaj koronavirusit si dhe shumë ide konspirative se si erdhi deri tek shpërthimi i kësaj pandemie.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu