
TIRANË – Asnjë fukara, asnjë pensionist i vetmuar nuk do të mbetet pa ndihmat bazë, deri në fund!
Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga shpërndarja e ndihmave për familjet më në nevojë dhe pensionistët e vetmuar nga Forcat e Armatosura dhe bashkitë në disa qytete të vendit, si Pukë, Kamëz, Gjirokastër, Kavajë, Kukës, Vau i Dejës, Delvinë, Divjakë, Sarandë, Lezhë.
Kjo ndihmë për këta banorë vjen në kuadër të masave të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit COVID-19 në vendin tonë.
“Ndihmuam sot mijëra familje të tjera, bëni durim, ju lutem durim, askush nuk do mbetet pa ndihmë! Besim e durim!”, u shpreh Kryeministri Rama
“Asnjë fukara, asnjë pensionist i vetmuar nuk do të mbetet pa ndihmat bazë, deri në fund!”, tha Rama
Ndërsa, theksoi kreu i qeverisë, “kush ushqen edhe I-phone, të mos i harxhojë bateritë për t’u ankuar në emër të popullit, po le të inkurajojë forcat e operacionit humanitar nëse nuk rri dot pa komentuar!” /atsh