MOSKE- Vaksina kundër koronavirusit, të cilën zhvilloi Agjencia Federale Ruse për biomjekësi, e kaloi fazën e parë të zhvillimit dhe pritet të përfundojë në qershor, deklaroi drejtoresha e agjencisë, Veronika Skvorcova.
Sipas saj, vaksina do të të jetë gati për përdorim pas 11 muajsh.
“Zhvillimi i vaksinës e kaloi fazën e parë, kjo është një vaksinë rikombinuese që nuk është zhvilluar në bazë të një virusi të gjallë, por në bazë të proteinave që i posedojnë të ashtuquajturat epitope, e cila është qendra në të cilat lidhet virusi”, tha Skvorcova.
Paraprakisht, ministria franceze e Shëndetësisë publikoi se në të paktën shtatë vende europiane kanë filluar provat klinike, në korniza të së cilës katër ilaçe eksperimentale të COVID-19 do të testohen në 3.200 pacientë.
Testime është duke kryer edhe Kina, e cila konfirmoi se gjatë provës së parë vaksina u eksperimentua në mbi 108 vullnetarë. /atsh