Inteligjenca artificiale ndihmon për diagnozën ndaj COVID-19

ROMË- Falë një TAC pulmonar tashmë, është e mundur të bëhet një diagnozë e COVID-19.

Tashmë diagnoza mund të bëhet në 20 sekonda, falë një sistemi të inteligjencës artificiale që është blerë nga Spitali Universitar Campus Bio-Medico i Romës direkt nga Kina dhe i cili vihet në dispozicion për të gjithë spitalet italiane.

Eshtë spitali i parë në Europë që ka fituar këtë sistem, i përdorur në spitalet ëuhan gjatë pikut të epidemisë.

Sistemi i inteligjencës artificiale mund të sigurojë një përgjigje në 20 sekonda duke filluar nga analiza e imazheve të CT të mushkërive. Shkalla e besueshmërisë është 98.5% dhe tashmë është testuar në Romë nga radiologë nga i njëjti Spital Universitar.

Përveç sigurimit të përgjigjes së menjëhershme për llojin e pneumonisë (virale nga Covid-19 ose patologji të tjera), është në gjendje të llogarisë vëllimin e dëmtimit të mushkërive dhe të sigurojë një vlerësim të prognozës, përmirësimit ose përkeqësimit të situatës së pacientit. /atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu