Ka edhe si këta! Momenti kur policia kap mat lokalin që funksiononte fshehurazi (VIDEO)

Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për frenimin e përhapjes së kronavirusit, Policia e Shtetit ka kapur mat sot një lokal i cili e ushtronte aktivitetin e tij fshehurazi me qepen të mbyllur.

Menjëherë pas hasjes së kësaj kundravajtjeje, policia u ka bërë thirrje dhe është futur brenda ambienteve të lokalit, duke hapur qepenin metalik dhe duke nxjerrë zbuluar personat që ndodheshin brenda.

Me përjashtim të një gruaje, e cila iu përgjigj thirrjes së policisë për të dalë jashtë, burrat e tjerë që ndodheshin brenda ambienteve të lokalit janë munduar të fshihen poshtë banakut apo në banjo.

Lidhur me këtë rast, policia nuk ka ndarë ende një njoftim publik dhe videoja ka qarkulluar vetëm në rrjet. Megjithatë zotëruesi i lokalit rrezikon mbylljen e ushtrimit të këtij aktiviteti dhe personat e tjerë rrezikojnë 10 mijë lekë (të reja) gjobë, për shkak se kanë thyer rregullat e vetëizolimit.

Vlen të thuhet se aq sa skenë qesharake mund të duket, është po aq e rrezikshme, pasi duke mospërfillur vetëizolimin, krahas jetës së tyre, personat në fjalë rrezikojnë edhe jetët e familjarëve të tyre dhe më tej.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu