Arrin në 177 numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

SHKUP– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njoftoi se në vend janë regjistruar 29 raste të reja me koronavirus, që e çon numrin e të prekurve në 177.

Në njoftimin e publikuar nga ministria thuhet se rastet e reja janë regjistruar në Shkup (20), në Kumanovë (3), në Veles (3), në Prilep (2) dhe në Dibër (1).

Përveç këtyre qyteteve, më herët raste janë raportuar edhe në qytetet Shtip, Kavadar, Ohër dhe Gostivar.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me COVID-19 sot është 177 persona, prej të cilëve një është shëruar dhe dy pacientë kanë humbur jetën”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu