Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u kërkon subjekteve që tregtojnë fruta-perime t’i mbulojnë ato.

Në kuadër të luftës ndaj koronavirusit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka kërkuar të gjitha subjekteve që tregtojnë fruta-perime t’i mbulojnë ato.

Thirrjes së AKU-së ditën e djeshme që subjektet të merrnin masa të menjëhershme për mbulimin e produkteve fruta-perime dhe shërbimin e tyre vetëm nëpërmjet kapjes me dorashka, i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm subjektesh të cilët e kanë vënë në zbatim.

Trupat inspektuese të AKU-së janë çdo ditë në terren për të monitoruar zbatimin e masave, ndërgjegjësimin e subjekteve dhe të konsumatorëve, ashtu si edhe marrjen e masave në mënyrë të menjëhershme për çdo rast abuzimi dhe tentative për shkeljen e ligjit.

Nga ana tjerër janë ndërmarrë disa masa për mbrojtjen nga koronavirusi, të cilat janë vënë në zbatim të menjëheshëm, ku vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 134 monitorime dhe kontrolle zyrtare në subjekte të ndryshme si furra buke, markete, supermarkete, njësi tregtimi fruta-perime, njësi tregtimi mishi etj., ku është vënë theksi te forcimi dhe zbatimi i masave rigoroze kundër përhapjes së COVID-19.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu