Bien për të katërtën ditë radhazi infektimet e reja në Itali, 683 viktima në 24 orët e fundit

ROME– Ekzistojnë 57 521 raste pozitive të koronavirusit në Itali, 3,491 raste më shumë sesa të martën, ndërsa numri i përgjithshëm i infektuarve (përfshirë viktima dhe shëruar) arriti në 74 386, deklaroi Mbrojtja Civile.

Viktimat janë 7 503: duke përfshirë edhe 683 personat e sotëm, dhe 9 362 persona rezultojnë të shëruar 1 036 më shumë sesa dje.

Edhe kreu i Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli pati simptoma të etheve këtë mëngjes ndërsa ishte duke zhvilluar mbledhjen e përditshme. /atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu