COVID 19/ Lirohen përkohësisht 600 të dënuar, përfituesit kontakte të përditshme me policinë

TIRANË- Rreth 600 të dënuar do mund të përfitojnë nga akti normativ i qeverisë për t’u karantinuar në shtëpi për  një periudhë tre mujore, me qëllim menaxhimin e situatës nëpër burgje, pas situatës së krijuar në vend nga pandemia e COVID 19.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një komunikimi me Kryeministrin Edi Rama sqaroi edhe njëherë se kush janë përfituesit dhe si do veprohet për lirimin e tyre dhe formularët që duhen plotësuar nga i dënuari dhe familjari që garanton strehimin e të dënuarit në shtëpi.  Sipas Gjonaj-t, nga ky akt normative përfitojnë 600 të dënuar.

“Drejtori i burgjeve ka nxjerrë udhëzimet për ngritjen e komisioneve që të shqyrtojnë dosjet e të dënuarve që përfitojnë. Janë miratuar tre formularët fiks, i pari që plotësohet kërkesa nga i dënuari, i dyti që ka të bëjë me deklaratën e përgjegjësisë që merr i dënuari për përfituar për të qëndruar në shtëpi dhe i treti, që paraqet çdo familjar që jep pëlqimin. Janë publikuar në faqen e drejtorisë së burgjeve. Komisioni ka 5 ditë afat, po komunikon me familjarët që figurojnë nga paraqitja e kërkesave nga të dënuarve, për dokumentet që duhet të sjellin”,- tha Gjonaj.

Sa i përket dokumentacionit që kërkohet, janë një vërtetim i banesës, dokumentacione që sigurohen  nga vetë drejtoria e burgjeve, certifikata familje për të kuptuar lidhjen dhe gjithashtu një deklarata e përgjegjësisë. Kanë komunikuar me prokuroritë dhe policët për kriteret ndaluese që përbënë akti nëse këta persona janë në proces hetimi tjetër, apo kanë rrezikshmëri apo edhe institucionet e tjera. Numri total është 600, por kjo nuk do të thotë se do të jetë ky numri final, mund të ketë ulje, nëse disa të dënuar nuk do të garantojnë garancinë për garantuar rendin dhe sigurinë. Të dënuarit që do të lirohen duhet kenë kontakt me drejtorinë e burgjeve njëherë në ditë dhe policinë dy herë në ditë”,- tha Gjonaj.

“Nga akti normative përfitojnë ato që kanë dënime për vepra penale të lehta, dhe që u kanë mbetur jo më pak se tre vite, ose kur i kanë mbetur jo më pak se pesë vite, kur i dënuari është mbi moshën 60 vjeç dhe ka problematike shëndetësore kronike, që vërtetohen sipas ligjit”,- tha Gjonaj. /atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu