“Është thjeshtë një grip i vogël”, Bolsonaro thirrje brazilianëve: Koronavirusi është fantazi, kthehuni në punë

Brazili | Teksa e gjithë bota po është e shqetësuar lidhur me përhapjen e pandemisë së koronavirusit Covid-19, ndryshe paraqitet situata me presidentin brazilian Jair Bolsonaro. Të martën ai u bëri thirrje qytetarëve që ta neglizhojnë këtë sëmundje që ai e quajti “fantazi” dhe t’i kthehen normalitetit.

Në një fjalim drejtuar kombit, Bolsonaro u kërkoi kryetarëve të bashkive dhe qeveritarëve të shtetit që të tërhiqnin masat e bllokimit, përcjell Telegrafi.

“Ne duhet të kthehemi në normalitet”, tha ai.

Bolsonaro është përballur me kritika në rritje për qëndrimin e tij ndaj virusit, të cilin ai e ka quajtur si një “fantazi” dhe një “grip të vogël” pavarësisht se deri më tani janë infektuar rreth 400 mijë njerëz në gjithë botën dhe dhjetëra mijëra të tjerë kanë gjetur vdekjen.

Sondazhet e opinioneve kanë treguar që popullariteti i Bolsonaro po zvogëlohet.

Ai tha se situata e tmerrshme në Itali nuk do të përsëritet në Brazil për shkak të popullsisë më të re të vendit të Amerikës Latine dhe klimës më të ngrohtë.

Deri më tani në Brazil janë shënuar 47 viktima dhe 2,271 të infektuar me Covid-19.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu