Finalizohet pjesa e parë e financimit shtesë të qeverisë, mbërrijnë 50 mijë mjete mbrojtjeje për personelin shëndetësor

TIRANË- “Sot ka mbërritur një sasi prej 50 mijë mjetesh të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të cilat kanë filluar të shpërndahen në të gjithë spitalet”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në komunikimin online të qeverisë me Kryeministrin Edi Rama.

Manastirliu vlerësoi lehtësinë në transportimin e materialeve mjekësore nga qeveria turke.

“Dihet se sot transportimi është një problem në të gjitha vendet, pasi kufizimi i eksporteve ka krijuar një problem të tillë. Ja dimë për nder shtetit turk, që ka krijuar këtë korridor të shpejtë për transportin e pajisjeve mbrojtëse për mjekët dhe infermierët. Kemi mundësuar rritjen e stokut, çdo furnizim rrit stokun, dhe rrit sigurinë për stafet mjekësore që për ne është shumë e rëndësishme”, tha Manastirliu.

Mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore janë blerë nga qeveria shqiptare, ndërkohë që qeveria turke ka lehtësuar transportin drejt vendit tonë./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu