Konjufca: LDK-ja nuk dëshiron zgjedhje, por qeveri me PDK-në, AAK-në dhe Nismën

PRISHTINE- Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca tha se prioriteti i LDK-së është vazhdimi i bashkëpunimit me ish-partitë e pushtetit. Ai në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për rrëzimin  e qeverisë Kurti, theksoi se partneri i tyre i koalicionit po frikësohet të shkojë në zgjedhje të reja dhe të vlerësohet nga populli. Por po kërkon qeveri tjetër me PDK-në, AAK-në dhe Nismën.

Konjufca u shpreh se LDK po përdor standarde të dyfishta, pasi në kohën kur PDK ia kishte shkarkuar ish-ministren e LDK-së, vazhduan qeverisjen.

“Ku ishte LDK kur u shkarkua e ndjera Nekibe Kelmende prej Hashim Thaçit. Hashim Thaçi ja ka shkarkuar ministren. Hashim Thaçi e ka shkarkuar Nekibe Kelmendin. LDK e ka ulur kokën e ka vazhduar koalicionin. Pse, përgjigja është e thjesht, sepse për këta shumë më e rëndësishme është partneriteti afatgjatë dhe vjegëzat tjera që i kanë mbet me partitë e ish pushtetit.  Ne menduam që ky koalicion do t’i kontribuonte shkëputjeve të lidhjeve me PDK-në. Përkundrazi sa më thellë që ka shkuar puna ku janë cënuar interesat me PDK kanë filluar të shfaqen problemet e koalicionit”, tha ai.

Krahas kësaj shefi i diplomacisë kosovare, tha sse hqetësuese për Kosovën është shpejtësia që po mundohen për ta rrëzuar shefin e tij në kabinetin qeveritar.

“Unë nuk e kam asnjë problem nëse kërkesa e LDK-së do të ishte për zgjedhje të jashtëzakonshme. Asnjë problem, shumë kërkesë e ndershme. Pse zgjedhje se ke dal e ke rrejt popullin. Ke mbledhur vota me Vjosa Osmanin, si kandidate për kryeministre ke mbledh vota. Tani nëse i përpin këto fjalë. Nëse e përpin reciprocitetin çdo qeveri demokratike thotë dua me u kthy te sovrani. Për këtë duhet me vlerësuar sovrani se kam rrjet i kam hëngër fjalët. Duhet me u kthye te populli. Por kërkesa nuk është kështu. Kërkesa e LKD-së është me prapavijë të qartë. Nuk po duam me vlerësuar popullin, a kemi ndryshuar ne qëndrim apo jo. A i kemi dhënë premtimet për koalicion me VV apo jo. Ne duam një qeveri tjetër me PAN-in. Kjo është qëndrimi tani i LDK-së”, tha ai.

Për këtë reagoi shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Ai i cilësoi si të paqëndrueshme këto pretendime të Konjufës ./KosovaPress/

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu