Koronavirusi/ 500 milion euro për dy ligat e futbollit në Spanjë

Për shkak të situatës nga koronavirusi që fatkeqsisht sa vjen e përkeqësohet, federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur në dispozicion të klubeve të dy ligave kryesore pesëqind milionë euro. 

“Është një shumë e rëndësishme, që do të shërbejë për t’i bërë ballë kësaj periudhe emergjence për shkak të pandemisë. Futbolli nuk ka shumë rëndësi përpara koronavirusit, por të gjithë duhet të ndihmojmë sadopak,” deklaroi presidenti Rubiales.

Kjo mundësi financimi është në dispozicion të të gjithë klubeve në dy ligat kryesore dhe mund të përfitojnë deri në 20 milionë euro për secilin, të financueshme për 5-6 vitet e ardhshme. Për ligat e ulëta të futbollit, që janë shumë popullore në Spanjë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu