Koronavirusi / Virologu Timothy Newsome: “Çdo njeri duhet të lajë me kujdes frutat dhe perimet që blen”

Për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit këshillat vijnë nga shum specialistë të fushës, i tillë është rasti i një profesori i Universitetit të Sidnejt, Timothy Newsome i cili ka thënë se “çdo sipërfaqe përbën rrezik të madh” kur vjen puna te COVID-19 dhe çdo njeri duhet të lajë me kujdes frutat dhe perimet që blen.

Timothy Newsome është i specializuar për infeksione dhe në virologji tha se duke qenë se virusi vdekjeprurës mund të jetojë në shumicën e sipërfaqeve, njerëzit duhet të bëjnë kujdes me frutat dhe perimet. Kjo për vetë faktin se ato preken nga shumica e njerëzve me dorë dhe vendosen sërish në vend.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të lajmë ato që blejmë me sapun sapo t’i sjellim në shtëpi. Nuk duhet të mendojmë se nxehtësia e gatimit do ta vrasë virusin. Duhet t’i lajmë me ujë të nxehtë dhe me sapun, njësoj siç bëjmë me duart. Nuk mund të testojmë çdo avokado për koronavirus dhe prekja e frutave e perimeve nga njerëzit përbën një rrezik të madhe”, – ka thënë Timothy Newsome.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu