Ministrja Hajdari: Me rrëzimin e qeverisë, deputetët duan të kthejnë zhvatjen

PRISHTINE- Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari tha se me rrëzimin e qeverisë Kurti po synohet të kthehet zhvatja dhe errësira në Kosovë.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është mocioni i mosbesimit për qeverinë Kurti, i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hajdari foli edhe për gjendje të cilën e ka gjetur ministritë që i drejton sot.

“Sot, me mocionin kundër qeverisë Kurti, disa deputetë jo përfaqësues, duan ta kthejnë monopolin, zhvatjen dhe errësirën në Kosovë”, tha ajo.

Ajo tha se bordet i kanë gjetur me anëtarë partiak e familjarë të pushtetarëve.

“Ndërmarrjet publike i kam gjetur në mjerim, shkurt shqip me një fjalë i kam gjetur në mjerim. Kemi gjet prej vitesh, shumica prej tyre me humbje, asete të ndërmarrjeve të tkurrura, konsumatorë gjithnjë e më të pakënaqur më shërbimet që i marrin. Pasqyrat financiare të rreme, shumë ndërmarrje janë thjeshtë në situatë që kërkojnë vetëm subvencione nga shteti, në vend që këto ndërmarrje të jenë shtyllë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në këto ndërmarrje kemi gjetur punësime partiake e familjarë, dhe për pasurim të pushtetarëve”, tha ajo. /kosovaPress/

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu