Një i ri tentoi të digjte disa dyqane në Vlorë

Vlorë – Ditët e sotme janë ditët kur ne duhet të kujdesemi për veten, familjen dhe shoqërinë duke qëndruar në shtëpi. Por jo të gjithë i zbatojnë këto masa. I tillë është edhe shembulli në qytetin e Vlorës, ku një person ka dalë nga shtëpia dhe ka tentuar të djegë me lëndë djegëse disa dyqane. 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si “6 katëshi”. Policia dhe zjarrfikësja kanë ndërhyrë në kohë duke shuar flakët. Policia ka arrestuar 24 vjecarin, ndërsa dyshohet se ai është me probleme mendore.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu