Operacione humanitare në gjithë vendin, Balla: Asnjë nuk do të mbetet pa ndihmën jetike

TIRANË- Operacionet humanitare kanë vijuar edhe sot në gjithë vendin, ku strukturat e shtetit i janë gjendur pranë pensionistëve të vetmuar dhe familjeve në nevojë.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla siguroi se asnjë nuk do të mbetet pa ndihmën jetike.

“Vazhduam sot të ndihmojmë mijëra motra e vëllezër në nevojë. Asnjë nuk do të mbetet pa ndihmën jetike, deri në fund. Një atdhe, një familje”, tha Balla.

Në kushtet e kufizimit të lëvizjes për mospërhapjen e COVID-19, strukturat shtetërore i janë gjendur pranë pensionistëve të vetmuar dhe familjeve në nevojë, duke i asistuar me ushqime dhe medikamente mjekësore. /atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu