Orjola Pampuri për Ramën: “Rama e ka detyrim ligjor të ndihmojë më të varfërit”

Tiranë – Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri shkruan se Edi Rama i ka vendosur në pozitë të vështirë njerzëzit për shkak se ata e kanë të pamundur të paguajnë energjinë elektrike në këto kohë.

Ajo shprehet se kryeministri Rama duhet të mos shpërdorojë paratë me tendera korruptive dhe të panevojshëm, por t’u vijë në ndihmë të pamundurve sepse e  ka detyrim ligjor.

Postimi i plotë i Orjola Pampuri:

Edi Rama i vendos njerëzit në pamundësi ekonomike mes dy zgjidhjeve: të paguajnë energjinë elektrike ose të vdesin në të ftohtë dhe nga uria.

Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të gjithë qytetarët në pamundësi ekonomike janë të mbrojtur nga Kushtetuta dhe ligji!

Kushtetuta dhe ligji e thonë qartë: Qeveria e ka DETYRIM LIGJOR të ndihmojë më të varfërit me gjithçka ka në dorë!

Është e pafalshme kur paguan në 1 ditë 22 milionë euro për 4 kompani ndërtimi, dhe nga ana tjetër nuk siguron bukën e gojës, ujë dhe drita për ata që nuk kanë mundësi të punojnë për shkak të masave të jashtëzakonshme.

Edi Rama të mos shpërdorojë paratë me tendera korruptive dhe të panevojshëm, si këto të datës 19 Mars, por t’u vijë në ndihmë të pamundurve. E ka detyrim ligjor!

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu