Pas Italisë edhe Spanja ia kalon Kinës për numrin e vdekjeve nga koronavirusi

Spanja ka tejkaluar Kinën për numrin e vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbut jetën 738 persona.

Situata vijon të jetë alarmante, pasi numri i viktimave ka shkuar në 3 434, ndërsa në Kinë është 3 281.

Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 47,610.

Ditën e sotme ministrja e jashtme spanjolle Arancha Gonzalez, i bëri thirrje BE-së që të kenë një përgjigje të përbashkët finianciare në luftën kundër Covid-19.

Për shkak të situatës së rënduar nga Covdi-19, kryeminsitri i Spanjës Pedro Sanchez ka shtyrë afatin  gjendjes së ashtëzakonshme në vend edhe për 15 ditë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu