Ulja e normës bazë të interesit/ Meta: I nevojshëm në situatën e krijuar nga COVID-19

TIRANË- Presidenti Ilir Meta përshëndet vendimin e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 1% në 0.5%.

Presidenti Meta thekson se ky vendim i Bankës së Shqipërisë është i nevojshëm në situatën e krijuar, për të koordinuar politikën monetare lehtësuese me politikën fiskale të ndërmarrë nga Qeveria.

Për zbutjen e ndikimit të pandemisë COVID-19 në shëndetin ekonomik dhe financiar të vendit, Këshilli Mbikëqyrës vendosi sot të ulë normën bazë të interesit nga 1.0% në 0.5%; të ulë normën e interesit të kredisë njëditore nga 1.9% në 0.9% dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 0.1%./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu