Vdes nga koronavirusi zyrtari britanik në Hungari

Zëvendës Ambasadori Britanik në Hungari Steven Dick, 37 vjeç, ndërroi jetë të martën pasi testoi pozitiv ndaj COVID-19. Z. Dick u bë Zëvendës Shefi i Misionit në Ambasadën Britanike Hungari në Dhjetor 2019.

Në një deklaratë, prindërit e tij Steven dhe Carol Dick thanë:

‘Steven ishte një djalë, shumë i dashur. Ai ishte i sjellshëm, qesharak dhe bujar. Kishte gjithmonë ëndrra  për të punuar për Zyrën e Jashtme dhe federatën dhe ai ishte shumë i lumtur që përfaqësonte vendin tonë jashtë shtetit. Ne jemi të shkatërruar nga humbja e tij dhe kërkojmë intimitet në këtë kohë tragjike”.

Ai e filloi karrierën e tij në vitin 2005 me Bankën e Skocisë si trainer i diplomuar, ku kaloi tre vjet, përpara se të transferohej në Drejtorinë e Migracionit në Zyrën e Jashtme.

Sekretari i Jashtëm Dominic Raab tha:

‘Jam pikëlluar shumë nga lajmet për vdekjen e Stivenit dhe zemra ime u del prindërve të tij Steven dhe Carol. Steven ishte një diplomat i përkushtuar dhe përfaqësoi vendin e tij me aftësi dhe pasion të madh. Ai do të mungojë nga të gjithë ata që e njohën dhe kanë punuar me të ‘.

Hungaria ka regjistruar 226 raste të pandemisë vdekjeprurëse, dhe 10 vdekjeve.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu