(VIDEO) Rama zbret në rrugë dhe u bërtet njerëzve: Pse keni dalë, shkoni në shtëpi dhe mos e zgjasni muhabetin

Tiranë | Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në rrugë për t’iu kërkuar të moshuarve dhe moshave të tjera që të qëndrojnë në shtëpi. Në një video të siguruar për mediat, kryeministri i vendit shihet teksa urdhëron duke iu bërtitur të moshuarve me ‘këmbë e me duar’, pranë zonës së “Vasil Shantos” në Tiranë, që të shkojnë në shtëpitë e tyre.

“A mundësi të shkosh në shtëpi! Shko në shtëpi sepse infekton veten dhe të tjerët. A ka mundësi të ikësh, mos e zgjat.”- dëgjohet ti thotë Rama të moshuarës, e cila nuk ka as mundësi ti kthejë përgjigje.

Rama shihet pranë qytetarëve pa doreza dhe pa maskë, ndërkohë që rrotull tij janë mbledhur një grumbull i madh qytetarësh, të shtyrë edhe nga kurioziteti i pranisë së tij.

Kryeministri Edi Rama është shoqëruar në terren edhe nga drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, po ashtu edhe nga kamerat e ERTV-së, që me siguri do ta montojnë më vonë dhe kronikën.

Të moshuarit janë dhe grupmosha më e rrezikuar nga Covid 19, dhe qeveria vazhdimisht ka apeluar që ata të mos dalin fare nga shtëpia, dhe ushqimet e ilaçet t’iu çohen nga bashkia, duhet theksuar që mbulon vetëm transportin e tyre dhe jo kostot e blerjes.

Duhet theksuar që kjo është dalja e parë e kryeminsitri Rama në rrugë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në vendin tonë.

Derimë tani në vendin tonë janë prekur 146 persona nga Covid 19, 23 prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit. Ndërkohë që një lajm pozitiv është ai i shërimit të 17 pacientëve, të cilët kanë rezultuar negativ pasi u janë nënshtruar dy testeve, dhe do të qendrojnë për 14 ditë në kushtet e vetëkarantinimit në banesat e tyre.

Në spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 72 persona, 3 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Siç edhe dihet tashmë 5 persona e kanë humbur luftën me koronavirusin dhe kanë ndërruar jetë që prej mbërritjes së pandemisë në vendin tonë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu