G20 injekton 5 trilionë dollarë në ekonominë botërore

RIAD- Liderët e vendeve anëtare të G20-s njoftuan në samitin e sotëm virtual qëllimin e tyre për të injektuar më shumë se pesë trilionë dollarë në ekonominë botërore.

Ky vendim u mor për të kundërshtuar pasojat sociale, ekonomike dhe financiare që po kalon bota për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

“Ne jemi plotësisht të vendosur për të paraqitur një front të bashkuar kundër këtij kërcënimi të përbashkët”, shtuan përfaqësuesit e fuqive kryesore botërore në një deklaratë të lëshuar pas takimit urgjent, i kryesuar nga Mbreti Salman i Arabisë Saudite./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu