Koronavirusi/ Larja e shpeshtë duarve dëmton lëkurën, Ermira Vasili jep këshillat se si të veprojmë

Shefja e Shërbimit të Dermatologjisë pranë QSUT, Ermira Vasili dha disa këshilla ku ndërmejt tyre ishte për larjen e shpeshtë e duarve. Ajo tha se larja e shpeshtë e duarve me të vërtetë ndihmon në ruajtjen ndaj koronavirusit, por gjtihashtu bën që të dëmtohet lëkura.

Ajo i bëri apel qytetarëve që nëse preken nga problemet e lëkurës në kohën e pandemisë që të kontaktojnë me Shërbimin e Dermatologjisë fillimisht përmes telefonit për të shmangur sa më shumë ambientet spitalore.

Ajo dha gjithashtu disa këshilla për parandalimin e dehidratimit të lëkurës në këto ditë pandemie.

Vasili: Tharja e lëkurës mund ta bëjë lëkurën më të predispozuar për infeksione të tjera bakteriale. Këshilloj që duart të mos lahen me ujë shumë të nxehtë por të vakët dhe hidratimi me kremëra të ndryshëm ose vazelinë të thjeshtë apo edhe vaj ulliri.

Lagështira dhe mbajtja për një kohë të gjatë dëmtojnë lëkurën. Dorezat të mbahen aq sa duhet të mbahen, kur del në rrugë apo bën pazar. Mjekja ka një këshillë edhe për ata që vuajnë nga sëmundjet e lëkurës. I këshilloj të mos përdorin pomada me bazë kortizoni pa këshillën e mjekut.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu