Nis funksionimi i çadrave të triazhit mjekësor, Manastirliu: Thelbësore ruajtja e ekipit mjekësor dhe infermieror

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se ka nisur funksionimi i çadrave të triazhit mjekësor të ngritura përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës.

Manastirliu theksoi se çadrat e triazhit mjekësor shërbejnë për të filtruar rastet e dyshimta në rast të fluksit të pacientëve, për mbrojtjen e stafeve mjekësore dhe kufizimin sa më shumë të përhapjes së këtij armiku të panjohura.

“Për ne është thelbësore ruajtja e ekipit mjekësor dhe infermieror ndaj veç sigurimit të mjeteve të mbrojtjes personale që mbetet prioriteti numër një ne kemi vendosur të ngremë çadra të triazhit mjekësor përpara urgjencës së  Spitalit të Traumës”, është shprehur ministrja. /atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu