Ballina Aktualitet Manastirliu: Urgjencat dentare trajtohen tek Klinika Stomatologjke Universitare

Manastirliu: Urgjencat dentare trajtohen tek Klinika Stomatologjke Universitare

Tiranë | Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi sot se të gjithë ata që kanë urgjenca dentare dhe e kanë të domosdoshme vizitën tek dentisti, të drejtohen tek Klinika Stomatologjike Univeristare.

Në një postim në rrjetin shoqëror “Facebook”, ministrja Manastirliu shkruan se Klinika Stomatologjike Univeristare është hapur vetëm për urgjenca dentare dhe se në dy javët e fundit janë trajtur më shumë se 500 të tilla.

Postimi i plotë i ministres Manastirliu:

🟢Klinika Stomatologjke Universitare në gatishmëri për urgjencat dentare.

🟢Më shumë se 500 urgjenca janë trajtuar në dy javët e fundit.

🟢#KSU qëndron e hapur vetëm për urgjencat stomatologjike 

Ju lutem respektoni rregullat e distancimit social, e vetmja armë që kemi në dorë kundër përhapjes së infeksionit 🤜🦠🤛

#Respekt për stafet mjekësore në shërbim🙏🏼

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu