Aksident, përfundojnë në kanal tre të rinj nga Fieri

Fier – Pasditen e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Fierit. Tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në rrugën Suk‐Strum ku tre të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinë dhe drejtuesi mjetit ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar për në spital të plagosurit.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu