Babai i Mozzik dhe Getinjos pësoi një infarkt në zemër ditën e sotme

Përmes një postimi në ‘Instastory’ Mozzik shkruan se falë Zotit babai shpëtoi nga infarktet e zemrës.

Dy reperët e njohur kosovarë, Mozzik dhe Getinjo janë ndeshur me një situatë të pakëndshme ditën e sotme, pasi babai i tyre ka pësuar infarkt në zemër, por falë Zotit ka shpëtuar dhe tani është në gjëndje të mirë.

Mozzik ka falenderuar Zotin dhe mjekët që e kanë shpëtuar babain e tij.

“E vetëm ti Zot je ai që bën mbrekullira,e që ti vendos se do a rrimë ende, a po do e lëmë këtë botë.Falë Zotit dhe mjekëve me intervenim të shpejtë e shpëtuam Babën Gazmend ,nga infarktet në zemër. Kjo qenka jeta po të çuditka! Të Dua Bacalok! Faleminderit Zot! Faleminderit Mjekëve!”, ka thënë reperi.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu