COVID-19/ Sërish ulje e infektimeve të reja në Itali, 626 viktima në 24 orët e fundit

ROME- Zbritja e numrit të infeksionit nga COVID-19 vazhdoi dhe sot në Itali, pasi janë regjistruar 3 599 infeksione të reja, 717 më pak se dje ku u raportuan rreth 500 persona, shkruan gazeta italiane ”La Stampa”.

Eshtë regjistruar gjithashtu edhe një rënie e personave pozitivë duke lehtësuar kështu barrën për spitalet gjithnjë e më shumë. Sot ata kanë rënë nën dy mijë, për të qenë saktë 1.941, rreth një mijë më pak se dje.

Shtrimet në spital nuk rriten dhe numri i atyre që janë në kujdesin intensiv vazhdon të bjerë duke çliruar 79 shtretër pas dy ditësh radhazi të bilancit negativ.

Mbi një mijë të shëruarit, ndërsa vdekjet rriten nga 525 në 636, gjë që e rrit totalin në 16 523 viktima nga fillimi i epidemisë. /atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu