Lehtësohen masat shtrënguese, Rama: Abuzuesit do të ndëshkohen shumëfish

Në një komunikim publik në “Facebook”, kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot lehtësim të masave shtrënguese për shkak të Covid-19, por nga ana tjetër ai paralajmëroi ndëshkime më të egëra për abuzuesit.

“Çdo kush që thyen rregullin në kushtet kur lehtësohen masat të ndëshkohet shumë fort sepse lehtësimi i masave do të ishte relaksim në sjellje dhe kjo do të ishte hapja e rrugës për katastrofë”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të lejohet lëvizja me automjete private e atyre që shkojnë në punë, por do të ndëshkohet nga sekuestrimi i patentës, tek i makinës dhe deri tek heqja e lirisë për të gjithë ata që do të abuzojnë.

Masat lehtësuese që duam të marrim kanë të bëjnë me lejimin e plotë të automjeteve private për punonjësit e aktivieteve të lejuara. Marrja e automjeteve të punës së personave nga familja apo personave të tjerë do të ndëshkohet me disa vite të heqjes së lejes së drejtimit dhe sekuestrimin e automjetit po ato vite dhe heqje lirie.

Po ashtu marrja e automjetit e një pensionist, për çdo nevojë përjashto nevojat e urgjencës që janë të verifikueshme do të ndëshkohet me disa vite të heqjes së lejes së drejtimit sekuestrim për ato vite dhe heqje lirie.

Kohëzgjatja e orarit të pazarit, nga 60 do të bëhet 90.

Do të hapim pak orarin e lëvizjes për të bërë Pazar, do e bëjmë 90 minuta. Kryerja e pazarit me automjet privat do të jetë e mundur por abuzimi do të ketë sanksione të forta”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu