Lufta ndaj COVID-19/ Studentët shqiptarë pjesë e projektit mes tre shteteve, prodhojnë 500 maska mbrojtëse

TIRANË– Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Politeknik të Tiranës po u vijnë në ndihmë mjekëve në luftën e tyre kundër COVID-19 duke prodhuar maska mbrojtëse për fytyrën të printuara në 3D.

Skuadra e të rinjve shqiptarë ka prodhuar deri tani 500 maska për mjekët në Shqipëri dhe Kosovë, dhe prodhimi po vazhdon, bën të ditur delegacioni i BE në Tiranë.

Ata po printojnë maska mbrojtëse në printera 3D, pjesë të një laboratori të ri të ngritur në kuadër të projektit ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mal i Zi i financuar nga Bashkimi Europian.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, dhe me vullnetin e mirë për të ndihmuar stafin mjekësor të angazhuar në luftën kundër kësaj sëmundje në Shqipëri, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (MEF) pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës vendosi të vërë në dispozicion teknologjik dhe aktivet teknike.

Universiteti Politeknik i i Barit, i përfaqësuar nga Profesor Luigi Maria Galantucci, miratoi përdorimin e laboratorit 3D-IMP-ACT në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, për të prodhuar maska ​​mbrojtëse 3D të fytyrës. Kjo krijoi mundësinë që Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Programi Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi, të bëhen promovues të iniciativave në luftën kundër COVID-19, në nivelin institucional në Shqipëri.

Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike u bashkua në fund të muajit Mars në grupin FACESHIELD Albania të iniciuar nga dy arkitektë Dea Buza dhe Albano Guma, me prodhimin dhe dërgimin e njëzet maskave të para 3D në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në Tiranë. /atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu